Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Burrel: Kuvendi i Bruçit, ngjarje e rëndësishme për matjanët

21:33 / July 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
295841816 2220492191447857 4315079305004876988 n 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahina e Matit është një trevë e njohur dhe ka shumë histori. Kryengritja Popullore e 3000 matjanëve është një ngjarje me rëndësi kombëtare për nga përmasat e saj.

Me 26 Korrik 1943 matjanët u mblodhën në një kuvend popullor, që u mbajt në fshatin Bruç, për të projektuar e organizuar kryengritjen e armatosur mbarëpopullore.

Kuvendi i Bruçit mori karakterin e një besëlidhje ndërkrahinore, pluraliste, anëtarët e të cilit ishin përgjithësisht njerëz me reputacion, që kishin jo vetëm influencë në popull por dhe pregatitje e ide të qarta për luftën.

Kështu, nga krerët e parisë matjane, nacionalistëve e përfaqësuesve të Frontit Nacional Çlirimtar ishin: Sulë Kurti, Sali Llani, Bilal Kola, Ismail Lala, Xhemal Vata, Din Canameti, Hazis Kasemi, Ahmet Beqiri, Beqir Minzhozi, Mustafa Kaçaçi etj.

Përfaqësues të bajrakëve ishin Ndrec Lufi, Selitë, Frrok Gjet Kola, Kthellë dhe Tahir Mena, Lurë. Rol të rëndësishëm luajtën edhe të tjerë pjesëmarrës rreth 400 vetë vullnetarë, malësorë e luftëtarë që prisnin jashtë në fushën e Ndredysë e që mirëpritën vendimet e kuvendit.

Vendimet për të sulmuar ganizonin fashist në Komsi u mirëprit nga matjanët:

– Hartimi i një ultimatumi, i cili do t’i dërgohet komandës së forcave italiane në Burrel që të dorëzohen pa rezistencë, ku tu garantohet jeta e personelit ushtarak e civil, italian e shqiptar.

– Formimi i shtabit të i kryengritjes, drejtues

të cilit u zgjodhën Sulë Kurti, kryetar, Sali Llani e Ndrec Lufi nënkryetarë.

– U vendos që të lajmërohet Baba Faja, pasi Çeta e Martaneshit që ai drejtonte, do të ishte forcë e rëndësishme ndihmëse për kryengritjen.

brucit kuvendi matjanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026

Bamir Topi dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, thirren edhe Fatmir Mediu dhe katër dëshmitarë

13:11 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.