Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Romani i Kadaresë “Një vajzë në mërgim”, përkthehet dhe botohet në persisht

14:40 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Romani “Një vajzë në mërgim” (Elegji për Linda B.), i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, përkthyer në gjuhën perse nga Mahmoud Gudarzi dhe botuar nga shtëpia botuese “Chetrang”, doli në tregun e botimeve edhe për lexuesin iranian. Kështu bën të ditur agjensia iraniane të lajmeve “Mehr”. Në fakt, ky nuk është romani i parë që përkthehet e botohet në Iran; e njëjta shtëpi botuese ka botuar më parë romanin tjetër të Kadaresë “Drita e hënës” i sjellë në gjuhën perse nga i njëjti përkthyes.

Agjensia e lajmeve “Mehr” më tej vijon se Ismail Kadare, autori i këtij libri, ka lindur në vitin 1936 në Shqipëri dhe është një nga shkrimtarët e njohur të këtij vendi. Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 1990 dhe u strehua në Francë. Kadare u bë anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996 dhe më pas mori titullin oficer i “Legion d’ Honneur”. Romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në vitin 1961 dhe më pas botoi rreth 20 novela dhe disa libra me poezi. Ai është një nga kandidatët për çmimin Nobel në letërsi çdo vit.

Ky roman i Ismail Kadaresë synon të zbulojë sekretin e vetëvrasjes së Linda B, një vajze të re shqiptare që jetoi gjatë sundimit të Enver Hoxhës, diktatorit të këtij vendi, dhe u internua me familjen e saj në një fshat jashtë Tiranës. Në këtë roman është një personazh i quajtur Rodian Stefa, i cili është një dramaturg nga Tirana dhe për Lindën, ai është një simbol i kulturës dhe artit në mërgim. Dramaturgu nuk e ka takuar kurrë Lindën, por firmos një libër për të dhe pasi dëgjon lajmin për vetëvrasjen e saj, përpiqet të kuptojë rolin e tij në formimin e kësaj tragjedie.

Kadareja shkroi romanin “Një vajzë në mërgim” në 13 kapituj midis viteve 2008 dhe 2009. Ai ia kushtoi këtë roman të gjitha të rejave shqiptare që lindën, u rritën dhe kaluan rininë e tyre në internim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.