Ish-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se në klasën e tij kanë qenë tre persona me iniciale I.M. Por gjithsesi, autoriteti I dosjeve në postimin e djeshëm tha se ky person me inicialet I.M është në rangje të larta të politikës dhe ka spiunuar shokët e tij. Krahas ish-presidentit Ilir Rexhep Metaj, me këto iniciale në klasë ka qenë dhe Ilir Mero Metaj, djali i ish oficerit të lart të Sigurimit të Shtetit që ka arrestuar Fadil Pacramin ish-vjehrin e Fatos Lubonjes, dhe ka qenë kryetar i Degës Brendshme në disa rrethe të veriut.
Duket e vështirë që fëmijët e ish oficerëve të lart të Sigurimit të bëheshin bashkëpunëtorë të Sigurimit, pasi ata kishin baballarët në krye dhe as nuk preferoheshin pasi nuk ishin të besueshëm nga shokët dhe tjetra se “mbroheshin” nga prindërit e tyre.
IM i tretë e ka emrin Ilir Murati dhe bie, pasi Autoriteti e ka çuar emrin e plot Ilir Metaj në Kuvend, pra ka referuar që bëhet fjalë për një person që quhet Ilir Metaj.
Mbetet për t’u parë cili është bashkëpunëtori I vërtetë I Sigurimit të Shtetit.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment