Teksa publikon pjesë të raportit të DASH mbi pastrimin e parave, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmend katër pika të këtij raporti, sipas të cilës, pastrimi parave pengon zhvillimin e biznesit të ndershëm!
Postimi i plotë i Tabakut:
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi dhe njëherë atë që Partia Demokratike ka ngritur si shqetësim real për ekonominë, pastrimin e parave. DASH thotë e zeza mbi të bardhë se:
Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirëstrukturuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave.
Krimet më të përhapura në Shqipëri janë ato të trafikimit të drogës, evazionit fiskal dhe kontrabandës (që ndihmohet nga puna e dobët e doganës).
Shqipëria shërben si një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe organizatave të lidhura me to që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.
Real Estate, zhvillimi i projekteve të biznesit dhe lojërat e fatit janë ndër metodat më të mira që janë përdorur për të pastruar paratë.
Nuk ndjejmë asnjë kënaqësi kur çdo herë që kemi folur kemi pasur të drejtë. Këto ja nxijnë faqen Shqipërisë e ka vetëm një përgjegjës për këtë situatë, Edi Rama dhe sistemi kriminal që ka ngritur!
