Tre qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët ishin nga Tirana, të moshave 72 deri 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë raporton se janë identifikuar edhe 1261 raste të reja nga kryerja e 2667 testimeve.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë, ndërsa janë shëruar 1352 qytetarë.
