Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkatërrohen bandat me ndryshimet në polici?

12:12 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryesore 2 e1659003224392
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kohët e fundit vendi po përjeton krime mafioze, masakra me të vrarë, dhe vrasësit me pagesë, si dhe ata që paguajnë, nuk kapen. Ekzekutime mafioze, krime në familje dhe shpërthime me tritol, janë ngjarjet që kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e jetës. Shumica e vrasjeve janë ende pa autorë.

Ndaj dhe kryepolici Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo lëvizje është argumentuar me një impuls të ri që duhet t’i jepet hetimit të grupeve kriminale në vend. Këtu bëhet fjalë për aksin Fushë-Krujë-Lezhë, aks në të cilin ka ndodhur dy atentate ku kanë mbetur të vrarë katër persona dhe një tjetër u plagos rëndë.

Nga ana tjetër, gjatë ditëve në vijim pritet që të zbulohet edhe emri i ri i Drejtorit të Policisë së Durrësit. Një qark mjaft problematik për shkak të zhvillimeve në port me trafikun e kokaniës. Opozita thotë se Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që krimi i organizuar ka sot, prandaj sipas saj Shqipëria ka nevojë urgjente të ndahet nga kryeministri që për ta është peng i krimit.

A mund të parandalohen ekzekutimet mafioze me ndryshimet në polici?

Ekspertë të fushës së krimit, japin disa zgjidhje që do të qetësojnë situatën. Ndërhyrje e menjëhershme me politika social-ekonomike lehtësuese dhe favorizuese për zonat më të prekura nga veprimtaritë e krimit të organizuar, si dhe ato më të largëta dhe vulnerabël. Forcimi i bashkëpunimit agjensi shtetërore-shoqëri civile për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e krimit të organizuar.

Ndryshimet

Tonin Vocaj është emëruar zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor Neritan Nallbati, i cili kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit. Albert Dervishi, i cili ishte zëvendësi i Gledis Nanos, tashmë i zëvendësuar nga Tonin Vocaj, do të transferohet në Akademinë e Policisë.

banda krime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.