Remal Rada, ish-efektivi i RENEA-s i cili u kap me snajper dhe me arsenal armësh në banesë, në bazë të dosjes së Prokurorisë, dyshohet se është vrasës me pagesë. Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg.
Rada këmbënguli që ishte viktimë e ngjarjes dhe se nuk kishte dijeni të objekteve që mbante në makinë. Ai tregoi se në qershor kishte udhëtuar në Britaninë e Madhe, tek vëllai i tij ku kishte takuar një qytetar me emrin Ilir. Rada tregoi se pasi mbërriti në Shqipëri mori një telefonatë për të marrë një pako me veshje e për ta dërguar në një vend.
Sipas tij, pasi mori një çantë dhe pasi hipi në makinë dyshoi që në pako kishte diçka të dyshimtë, por menjëherë u ndal nga RENEA. Remal Rada ka refuzuar të flasë para gjykatësit dhe nuk dihet sa e vërtetë është ngjarja. Të gjithë ngjarjen do ta hetojë hetimi i mëvonshëm pasi të shihen edhe kamerat e sigurisë ku thuhet se është bërë takimi mes Radës dhe personit që i dha pakon.
39-vjeçari ka shërbyer për më shumë se 13 vite në repartin special të forcave RENEA nga ku u shkëput vetëm disa muaj më parë.
