Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

16 zjarre në një ditë, dëmet më të mëdha janë në 3 zona

13:12 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FA zjarre 1 e1627632881764 491x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë 16 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë. Aktualisht janë aktive vetëm 3 vatra, në Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, në fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin dhe në fshatin Qukës në Përrenjas. Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit ne zonën e Liqenit të Zi në Belsh. Terreni i thyer e ka bere te vështirë punën e zjarrfikësve. Zjarri nisi fillimisht 4 dite më parë. Të ndihmuar edhe nga zjarrfikëset e Elbasanit dhe Cërrikut shërbimet e emergjencave te Belshit arritën ta shuajnë zjarrin, por vatra u aktivizua serish pasditen e se mërkurës.

Kryetari i Bashkisë se Belshit beri thirrje për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Një zjarr I përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e ullishtave në veriperëndim të qytetit të Elbasanit. Zjarri ka nisur pranë fshatit Shijon dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme.

E gjithë puna e zjarrfikëseve, ekipit të emergjencave dhe banorëve të zonës është përqendruar për shpëtimin e banesave që rrezikohen nga flakët. Një banese e braktisur është djegur ndërsa te tjera shtëpi rrezikohen. Terreni malor e ka bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen me mjete ndërsa flakët përparojnë më shpejtësi. Deri tani numërohen me qindra rrënjë ulliri të djegura, ullinj qindra vjeçar por edhe fidanë të rinj.

Një tjetër vatër problematike në qarkun e Elbasanit është ajo në malet mes Gramshit dhe Pogradecit ku dhjetëra hektarë pyje ahu dhe pishe janë shkrumbuar nga flakët. Zjarrfikëset e bashkive Gramsh e Pogradec, ekipet e pyjores dhe forcat e ushtrisë prej dy ditësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarr zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.