Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një zonë të banuar në fshatin Peshkëpi të Vlorës.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa raportohet se po rrezikojnë edhe banesat që ndodhen pranë.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga ndonjë banor i zonës.
