Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtori i Doganave akuzon Metën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit

17:29 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazheli 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë një zyrtar i lartë i shtetit akuzon drejtpërdrejt ish-Presidentin Ilir Meta për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. Drejtori i Përgjtihshëm i Doganave Gent Gazheli i është përgjigjur sot Partisë Demokratike rreth reagimeve të saj në lidhje me konfliktin e biznesmenit Irfan Hysnebelliut me doganat. Në reagimin e tij, Gazheli shkruan ndër të tjera se: “atë Partinë e Lirisë e ka pasur gjithmonë si oficer që ka qenë kur shoku Ilir bashkëpunonte me strukturat ligjzbatuese të komunizmit”. Reagimi erdhi pas çlirim Gjata, zyrtar i PD akuzoi Gazhelin se po i hap “krahun vjedhjes në dogana.

 “Çdo ditë e tij me butonin e traut në dorë është një vjedhje më shumë në arkën e përbashkët publike, një dorë më shumë në xhepin e çdo qytetari. Si mëkëmbës i Edi Ramës në dogana, ai i ka krahët e ngrohta sot, por ne e sigurojmë se forca e ligjit do të veprojë.  Në mos sot, mot!”, tha Gjata.

Reagimi i Gazhelit ishte i ashpër dhe akuzon PD se janë kthyer në ushtarë të një biznesmeni evazor.

“Mesa duket Irfan Hysenbelliu ka marrë me qira stendën e Partisë Demokratike, ku lloj-lloj karagjozësh si puna e këtij halldupit të shokut Rustem dalin përditë me akuza idiote kundër meje! Idiotësitë që pastaj mediat e lira të zotit Irfan i ripërtypin si lopë të çmendura.

Ndërkohë s’kanë asnjë kurajo të publikojnë asgjë nga përgjigjet dhe dokumentat zyrtare që hedhin poshtë shpifjet dhe shantazhet ordinere të Fanes! Një evazor shembullor që ka shumë llogari të hapura me ligjin fiskal, jo vetëm me Doganën Shqiptare, përdor Partinë Demokratike si kioskë tellallesh. Se atë Partinë e Lirisë e ka pasur gjithmonë si oficer që ka qenë kur shoku Ilir bashkëpunonte me strukturat ligjzbatuese të komunizmit.”, thotë Gazheli në reagimin e tij.

Ka gati dy javë që Drejtori i doganve dhe biznesmeni në fjalë shkëmbejn akuza në distancë, lidhur me detyrimet ndaj doganave të këtij biznesmeni dhe akuzave të tij për korrupsion në dogana.

gazeli

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.