Tre qytetarë, një nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 88 vjeçe, kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 2738 testime kanë rezultuar të infektuar 1228 qytetarë, ndërsa janë shëruar 1232 pacientë.
Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 444 në Tiranë, 71 në Durrës, 60 në Lushnje, 57 në Fier, 45 në Vlorë, 43 në Kamëz, 33 në Sarandë, 32 në Shkodër, 27 në Elbasan, 25 në Lezhë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Korçë, nga 21 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, Kuçovë, 17 në Berat, nga 16 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 14 qytetarë në Kurbin, Dimal, 13 në Patos, nga 12 qytetarë në Krujë, Vorë, nga 11 qytetarë në Tepelenë, Librazhd, nga 10 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Pukë, Tropojë, Mirditë, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, nga 6 qytetarë në Dibër, Roskovec, Delvinë, Maliq, Peqin, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Përmet, Skrapar, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Shijak, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, nga 1 qytetar në Konispol, Këlcyrë, Cerrik, Belsh.
Në të gjithë vendin janë 9168 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin Covid3 po marrin trajtim 32 pacientë.
