Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje nga atentati ndaj Saimir Jakut. Dorian Keqi ishte në makinë me nipin e Durim Bamit në momentin e arrestimit

20:35 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 duroja 1659031583
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Dorian Keqit, më 26 korrik 2022, personit të dyshuar si një nga autorët e vrasjes me pagesë të Saimir Jakut dhe plagosjes së Gjergj Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016.

Keqi, sipas Ora News, në momentin e ndalimit në makinë, ka qënë me Ervin Bamin, nipin e Durim Bamit të Niklës, i skeduar nga policia për disa ngjarje kriminale dhe person që i ka shpëtuar disa atentateve mafioze.

Në makinë ka qënë dhe një person i tretë E.Sanaj. Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, e cila drejtohej nga Dorian Keqi, kur janë ndaluar nga një postobllok policie i ngritur nga Drejtoria e Lezhës.

Ata, i kanë thënë punojësve të policisë se ndodheshin në një lokal nate në zonën e Shëngjinit dhe po ktheheshin në shtëpi në zonën e Krujës.

Por për shkak se Dorian Keqi, ka qënë në gjëndje të dehur, ai është shoqëruar në polici dhe është proceduar për “Drejtim të mjetit në gjëndje të dehur”.

Keqit i janë fiksuar në një letër të bardhë gjurmët e gishtave të tij.

Këto gjurmë janë çuar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë, ku pas krahasimeve ka rezultuar se ato përputheshin me dy gjurmë të fiksuara në një bidon me benzinë dhe një shkrepëse të gjetura jo shumë larg vendit ku është djegur makina, e përdorur nga autorët në vrasjen e ish-drejtorit të OST-së për veriun, Saimir Jaku dhe plagosjen e Gjergj Prengës.

Gjatë marrjes në pyetje Keqi u ka kërkuar hetuesve që ta linin të lirë, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe asnjëherë në jetën e tij, nuk kishte qënë në atë zonë ku është gjendur kutia e shkrepëses dhe bidoni i benzinës.

Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës ka punuar si punëtor krahu, që bën mure dhe llaç.

Sot Keqi ka dalë para gjykatës së Lezhës e cila ka pranuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Keqin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të shtetasit Saimir Jaku, “Plagosjen e rëndë me dashje” në dëm të Gjergj Prengës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.