“Autoriteti do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të rëndë që ka bërë. Do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, dhe ne i dimë shumë mirë kush”, kështu u shpreh ish-presidenti Ilir Meta në një konferencë me gazetarët, i pyetur për çështjen më të debatuar, atë që një personazh me iniciale I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Meta hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.
Përgjigja e plotë e Metës
Jam i sigurt që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë, ka qenë dhe do të jetë transparencë e plotë për cilindo që ka qenë bashkëpunëtor i shtetit i favorizuar apo gjithçka tjetër dhe absolutisht që partia e lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kkalbur të shantazhit që për të spostuar vëmendjen nga grabitja e llahtarshme që po i bëhet vendit.
Është një përgjegjësi e madhe e Autoritettit tashmë të konfirmuar si manipulim kriminal të dosjeve që po qarkullojnë emra në publik të cilët dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët e tyre sepse autoriteti është një institucion që jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të sigurimit të shtetit.
Autoriteti e di më mirë se kushdo që ilir rexhep metaj jo vetëm që s’ka qenë bashkëpunëtir i shtetiti se kjo është vërtetuar që në ohën e të madhërishmit Sali Berisha. E dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëopunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje.
Ashtu sikurse ata që e kanë orkestruar këtë skenar, e dinë se s’kam jetuar ndonjëherë në konvikt dhe s kam patur mundësi të spiunoj ndonjë shok. Që 1-vjeç ka ardhur në Tiranë dhe nuk ka jetuar asnjë ditë në konvikt. I ndjekuri i cili është ndaluar dhe kërcënuar nga sigurimi këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën, se Ilir Meta s’kishte plan të arratisej. Autoriteti i di këto shumë mirë. Autoriteti do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të rëndë që ka bërë. Do mbajnë edhe përgjegjësi individuale personat e përfshirë, dhe ne i dimë shumë mirë kush.
