A ka frikë Ilir Meta nga padia që do të bëjë ndaj tij, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991? Në konferencën me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se është 10 hapa para të gjithëve.
Pyetja: AIDSSH ka treguar se do të bëjë padi, ju thatë se e dini se kush e ka dërguar e-mail, jeni i gatshëm të deklaroni para organeve?
Meta: Unë kam të qartë çdo gjë, jam 10 hapa para të gjithëve. Përpjekja e tyre karagjozëve për shkak se kanë karaktere të përshtira. Unë kam punë të tjera, sot na erdhi denoncimi për Bypass-in. Ne do të jemi duke dokumentuar vjedhjet e tyre. Nuk ka prokurori e SPAK që ta shpëtojë Autoritetin nga kjo. Familja ime është mësuar nga këto, banda që ka bërë Griseldën….
