Shakira rrezikon të dënohet me 8 vite burg, nëse shpallet fajtore për evazion fiskal.
Një prokuror spanjoll ka kërkuar një dënim prej tetë vitesh burg për këngëtaren e famshme kolumbiane, për një rast mashtrimi tatimor prej 14.5 milionë euro.
Ylli i muzikës pop akuzohet se nuk ka paguar taksat midis viteve 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.
45-vjeçarja ka thënë se i ka paguar autoriteteve tatimore 17.2 milionë euro, të cilat, zyra e taksave spanjolle tha se i kishte borxh, por këngëtarja pretendoi se nuk kishte asnjë borxh të papaguar.