Strategji për destabilizim i ka quajtur analisti Besnik Mustafaj, zhvillimet e fundit, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, ai u shpreh se kjo që po ndodh nuk ka logjikë.
“Është një strategji për destabilizim. Nuk e kuptoj logjikisht. Atëherë ka vend për hamendje”, tha ai. Sipas Mustafajt, ligji për lustracionin duhej të ishte bërë në fillim të viteve ‘90
“Kjo duhej të ishte bërë në vitet 90,atëherë kishte vlerë dhe ishin aktivë njerëzit që kishin marrë njolla në kohën e sigurimit të shtetit. Kur tentoi Berisha ta bënte një ligj lustracioni, ishte në modelin e atyre që bënë çekët. Unë isha ambasador në Paris dhe kam pasur biseda shumë serioze në ministrinë e Jashtme të Francës, në zyrën e presidentes së Këshillit të Europës, më tha se ky ligj është anti-demokratik. Lustracioni është anti-demokratik, më tha. Pak më vonë e bëri Gjermania dhe Polonia. Vota e popullit vendos nëse mund të përfshihen në politikë njerëzit dhe t’ju hiqet kjo e drejtë. Ka qenë një kundërshtim i rreptë edhe i PS. Për mua duhej bërë atëherë sepse atëherë kishte dobi për shoqërinë. Kjo është problematikë e sajuar”, tha ai.
