Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA sanksione ndaj individëve dhe subjekteve ruse, akuzohen për mbështetje të ndikimit të Kremlinit

23:53 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia e bardhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksione ndaj dy individëve rusë dhe katër subjekteve që i akuzon për mbështetje të ndikimit keqdashës global të Kremlinit dhe operacioneve për ndërhyrje në zgjedhje, duke përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë. “Individët dhe subjektet e përcaktuara sot luajtën role të ndryshme në përpjekjet e Rusisë për të manipuluar dhe destabilizuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre, përfshirë Ukrainën”, tha në një deklaratë Departamenti i Thesarit.

Departamenti emëroi individët si rusët Aleksandr Viktorovich Ionov dhe Natalya Valeryevna Burlinova dhe entitetet si Lëvizja Anti-Globalizuese e Rusisë (AGMR), Ionov Transkontinental, STOP-Imperializmi dhe Qendra për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Diplomacisë Krijuese të Nismës Publike (PICREADI).

Departamenti i Thesarit akuzoi Aleksandr Viktorovich Ionovin si një “bashkëpunëtor” të FSB-së, duke thënë se ai ishte koordinuar me agjencinë ruse të inteligjencës që të paktën në verën e vitit 2020 për të identifikuar “pikat socialo-politike të konflikteve brenda Shteteve të Bashkuara”. “Ai ofroi mbështetje, zakonisht në formën e donacioneve monetare, për organizatat që ai dhe shërbimet e inteligjencës ruse besonin se do të krijonin shqetësime social-politike në Shtetet e Bashkuara”, tha Departamenti i Thesarit.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte komente mbi sanksionet e SHBA-ve, të cilat bllokojnë pronën dhe interesat e individëve dhe organizatave që janë nën juridiksionin amerikan.

individeve sanksione SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.