Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati që tronditi vendin pak ditë më parë, Ylli Brahimi refuzon të dëshmojë

22:21 / July 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi hetimor ende nuk ka mundur të marrë dëshminë e Ylli Brahimit, i cili më shumë se 1 javë më parë u gjend nën breshërinë e armëve, ndërsa ndodhej në shoqërinë e Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Laçit, ndërsa ajo pasonte atentatin ku mbetën të vrarë 3 të rinj, ngjarje e ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Policia dhe prokuroria kanë lidhur të dy ngjarjet me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet se autorët janë të njëjtët.

Gjithsesi, deri më tani policia nuk ka mundur të hedhë dritë mbi ngjarjet ku mbetën të vrarë 4 persona brenda 1 jave dhe u plagos një tjetër, Ylli Brahimi, të cilit po i kërkohet të japë dëshminë mbi ngjarjen e ndodhur në Laç.

Ajo çfarë hetuesit kanë mbledhur gjatë këtyre 7 ditëve për këtë ngjarje kriminale, janë vetëm 108 gëzhoja kallashnikovi, një automjet “Audi” të djegur dhe dy armë të djegura.

Njëherësh ekspertiza, ka provuar se ditën e krimit, DVR-ja në shtëpinë e Brahimit, që mbante në memorie filmimet nga kamerat e sigurisë, ka qënë e fikur.

Ndërsa vetë objektivi i këtij atentati, Ylli Brahimi, është tentuar dy herë të merret në pyetje nga policia dhe nuk ka qenë në gjëndje të flasë.

Madje në nisjen e dëshmisë ai u ka kërkuar oficerëve që të ndërpresin marjen në pyetje, pasi nuk ishte në gjëndje. Burimet kanë bërë të ditur se edhe masat për mbrojtjen e tij janë shtuar ndërsa në dhomën e Brahimit, hyjnë vetëm familjarët dhe punonjës të policisë që janë pjesë e grupit hetimor duke e mbajtur në ruajtje 24 orë.

Goditja e Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit ndodhi më 22 korrik 2022, 5 ditë pas masakrës së mbikalimit të Fushë-Krujës, 17 korrik 2022 ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ngjarja u bë akoma dhe më e rëndë, pasi makina e viktimave u përfshi nga flakët, duke sjellë djegien brenda në makinë të dy personave të vrarë. Për policinë dhe prokurorinë e Laçit dhe Krujës, të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

atentati deshmoje ylli brahimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës

20:59 / October 1, 2026

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

10:34 / October 1, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.