Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

India konfirmon vdekjen e parë nga lija e majmunëve, ndërron jetë 22-vjeçari

13:34 / August 1, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

India ka konfirmuar vdekjen e parë të shkaktuar nga lija e majmunëve në shtetin jugor të Kerala.

Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë të shtunën, bën me dije BBC.

Ministrja e Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se i riu fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit. Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën.

Kjo është vdekja e katërt nga lija e majmunëve e raportuar globalisht, jashtë Afrikës.

Njëzet kontakte të ngushta të 22-vjeçarit janë kategorizuar si “rrezik i lartë” dhe janë izoluar. Këtu përfshihen miqtë e tij, familja dhe nëntë persona me të cilët ka luajtur futboll kohët e fundit.

Sëmundja shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit, një anëtar i së njëjtës familje virusesh si lija, megjithëse është shumë më pak e rëndë dhe ekspertët thonë se shanset për infektim janë të ulëta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli përhapjen e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore muajin e kaluar. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dëshmitarët nuk shkuan në sallë të gjyqit, u pranuan 130 deklarata me shkrim”, avokatja sjell detaje të forta nga Haga

23:00 / September 17, 2026

Dënimet në Hagë/ Pos Kurtit, Hamza takoi edhe Abdixhikun e Gjinin

22:20 / September 17, 2026

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

20:39 / September 17, 2026

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.