Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Para ruse për ARMO-n?! Si u bllokuan 13 mln euro nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave

21:07 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ddddddd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë prej 13 milionë eurosh nga firma “Gunvor”, për kompaninë “Tosk Energji”.

“Gunvor”, në atë kohë figuronte në “listën e zezë” në SHBA, pasi dyshohej se një pjesë e aksioneve zotëroheshin drejtpërdrejt nga presidenti rus Vladimir Putin.

Paratë do të përdoreshin për të rivënë në punë “ARMO”-n. Por, rreth 3 vite pas kësaj tentative, kompania “Gunvor” po tenton që të rimarrë nën kontroll kompaninë “ARMO”.

“Fiks Fare” ka mësuar se kompania ruse “Gunvor” ka bërë një kërkesë në Autoritetin e Konkurrencës për të blerë kompaninë “Tosk Energji”, e cila zotërohet plotësisht nga shtetasi zvicerano-francez, Kristof Darbord.

Pra, në të gjithë këtë aferë, vetëm emrat e kompanive ndryshojnë, ndërkohë që personat pas tyre janë të njëjtë.

“Fiks Fare” shkoi në kompaninë “Tosk Energji”, ku mori kontakte me dy punonjës. Sipas tyre, “z. Darbord tek ‘ARMO’ ka dhënë dorëheqjen, në momentin që është shuar aktiviteti i ‘ARMO’-s”.

Pas citimit të ligjit se, nëse nuk paguan taksat të ndalohet udhëtimi jashtë vendit, ata thanë se administratori është i punësuar. Sipas tyre, kompania “CFD” së shpejti do të blihet nga kompania “Gunvor”, të cilës DPPP-ja në vitin 2013 i bllokoi një shumë prej 13 milionë eurosh.

Në lidhje me ish-administratorin, gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan edhe me z. Ali Hajrasouliha.

“Më besoni që as Zoti nuk e njeh atë”, thotë z. Ali për ish-administratorin Kristof Darbord. “Faktikisht ai ka punuar në Tiranë, ndërsa unë kam punuar në Fier. Unë nuk isha pjesë e zyrës qendrore. Ai ishte drejtor në zyrën qendrore. Kur ai erdhi atje, ne ishim të surprizuar. Ai nuk u pranua nga anëtarët e bordit, sepse në atë kohë nuk ishin dhënë pagat nga ARMO. Dhe ne i thamë atij që, si drejtor që ishte, të na jepte pagat. Unë kam punuar atje pa asnjë pagë dhe kështu që e lashë”, përfundon z. Hajrasouliha.

ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.