Një adoleshente humbi jetën tragjikisht pasi e kapi korrenti teksa ra në gjumë me telefonin pranë.
17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia, kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja elektronike.