Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi kibernetik në Shqipëri, deklarata “bombë” e deputetit demokrat: Janë përlarë 220 milionë € fonde publike

20:09 / August 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulmi kibernetik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore të ndodhura ditëve të fundit në vend, për deputetin e PD, Lefter Gështenja, janë dëshmi e qartë se siguria kibernetike në Shqipëri është në nivelin zero.

Në studion e lajmeve në MCN tv, Gështenja thotë se kësaj i shtohet fakti se institucioni i AKSH-it, që në realitet varet drejtpërdrejtë nga Kryeministri ka gllabëruar 220 milionë € përmes fondeve publike, dhe si e tillë ajo cilësohet si afëra më e rëndë se ajo e inceneratorëve.

“AKSH-i, institucioni përgjegjës që menaxhon të dhënat tona, që varët drejtpërdrejtë nga Kryeministria, mjafton që shqiptarët të kuptojnë se në periudhën që qeveriset nga kjo qeveri, ky institucion i ka të gjitha të dhënat tona personale, pra të gjitha të dhënat e shtetit, në softwere, në rrjete elektronika, i cili ka përlarë 220 milionë € fonde publike, është një ndër aferat që i tejkalon inceneratorët, një grup njerëzish që fitojnë nga këto fonde.

Jemi në kushtet e një skandali që barazon inceneratorët, por nuk po duket se po merr vëmendjen e duhur.

Do të bëhet publik skandali i AKSHI-t, i cili është institucion nën varësinë e qeverisë, i cili ka gllabëruar miliona lekë përmes fondeve për prokurime publike për punë të pamatshme.

Askush nuk është kundër investimeve për mirëmbajtje të rrjeteve informatike, por është shqetësuese fakti se si është proçeduar më mënyrën e menaxhimit të këtyre fondeve, janë dy persona, drejtori dhe nëndrejtoresha që e kanë menaxhuar dhe keqpërdorur me fondet publike në këtë institucion.

Mjafton të shohim se siguria në mbrojtën e të dhënave tona ka qenë 0, siguria kibernetike këtu për 0, sistemet janë të pambrojtura”, tha Gështenja.

Gështenja thotë se po punohet nga ai për kompletimin e kësaj dosje për në SPAK dhe se organet ligjzabtuese duhet t’i shkojnë deri në fund hetimit në fjalë.

“Unë jam duke u marrë më këtë pjesë jo vetëm tani që ndodhi sulmi, dhe pres përgjigje që të më vijë, nga kërkesat që kam nisur.

Ka shumë keqpërdorim të këtyre fondeve, mënyra se si llogaritet fondi limit, merret oferta nga të njëjtët njerëz, pra janë 5-6 kompani fituese të këtyre fondeve tenderuese, kjo është një alarm i kuq jo vetëm për kryeministrin, por për SPAK dhe të gjitha organet ligjzbatuese.

Ato pra nuk duhet të heshtin, por jo vetëm që nuk duhet të ndalen, por ti shkojnë deri në fund hetimit, jo vetëm për sulmin, por për mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike nga drejtori dhe nëndrejtoresha”, u shpreh Gështenja. 

deputeti fonde publike sulmi kibernetik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.