Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Njollat e errëta në lëkurë, mënyrat natyrale si t’i trajtoni

21:02 / August 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
njolla te erreta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me kalimin e moshës dhe ekspozimin afatgjatë në diell, disa zona të lëkurës mbushen me njolla dhe pika ngjyrë kafe. Ato shfaqen kryesisht në pjesën e duarve dhe në lëkurë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme. Këto njolla shfaqen si një reagim i melaninës ndaj plakjes së lëkurës. Normalisht, ato shfaqen rreth të dyzetave dhe përhapen tek krahët, duart, këmbët dhe fytyra. Nëse ruajnë të njëjtën madhësi si në fillim, këto njolla nuk përbëjnë një problem serioz.

Më poshtë do të mësoni për produktet më të mira natyrale që ju ndihmojnë të zbehni këto njolla.

Qepa

Qepa është një nga përbërësit më të rëndësishëm të shumë kurave natyrale për lëkurën. Qepa përmban shumë vitaminë C e cila ndihmon në zbardhjen e lëkurës. Mjafton të prisni qepën gjysmë dhe më pas me të të fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore. Lëngun e qepës mbajeni në lëkurë. Ekspertët rekomandojnë fërkimin e lëkurës me qepë në mëngjes dhe në darkë.

Xheli i Aloe Verës

Për këtë kurë ju nevojitet xheli i një gjetheje të plotë të bukës. Përpunojeni në mikser deri sa masa të jetë e njëtrajtshme dhe më pas lyeni me të lëkurën me njolla. Pasi ta mbani për një orë shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kurën bëjeni dy herë në ditë.

Kastraveci

Për kurën me kastravec ju duhet vetëm gjysma e tij. Ju mund ta fërkoni lëkurën me të dhe të mbani për 40 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Alternativa e dytë është që ta përpunoni kastravecin në mikser dhe më pas pastën ta vendosni në lëkurë për 20 minuta.

Uthull Molle Dhe Limon

Kjo kurë i eliminon njollat shumë shpejt. Për të ju nevojitet lëngu i një limoni dhe një lugë gjelle me uthull molle. Lëngu i të dyjave duhet përzier dhe më pas aplikuar në lëkurë në mëngjes dhe në darkë.

lekure menyre natyrale njollat e erreta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.