Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tsipras mesazh Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në BE

21:12 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20917225
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka folur për një zhvillim negativ që sipas tij po ndodh me minoritetin grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë. Duke folur nga Bukureshti gjatë një samiti mes 4 shteteve Greqi-Bullgari-Serbi-Rumani, Tsipras u shpreh se sot kishte marrë informacion lidhur me pronat e minoritetit grek në Himarë, por që këto të dhëna duhet të verifikohen.

Kreu i qeverisë greke la të nënkuptohej se nëse këto zhvillime negative janë të vërteta, atëherë Greqia do të bllokojë procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës europiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, u shpreh Alexis Tsipras.

Sipas mediave greke, Kryeministri i referohej një informacioni që kishte marrë se Qeveria Shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare. 

BE negociatat Shqiperi tsipras
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.