Autoritetet doganore në Maqedoninë e Veriut kanë bllokuar një sasi të madhe droge prej 350 kg, të llojit marijuana, në pikën e kalimit kufitar në Tabanovcë. Sipas mediave vendase, droga ishte fshehur në një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, afro 60 vjeç.
“Gjatë kontrollit të makinës, në 130 paleta të punuara specialë për transport të luleve janë ngarkuar në mjetin transportues, mirëpo gjatë kontrollit doganierët kanë kapur rreth 350 kilogram marijuanë” kanë njoftuar nga Drejtoria e Doganave.
Për këtë rast, Prokuroria e Kumanovës do të dorëzojë padi penale për prodhim të autorizuar dhe futje në treg të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.