Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Donald Veshaj shpërthen në rrjetet sociale pas ngjarjes që tronditi vendin: Çfarë bëni ju në ministri? 

22:27 / August 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bora donaldi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja tragjike që ndodhi në Himarë, ku një 7-vjeçare ndërroi jetë pasi u godit nga skafi i një oficeri të policisë, është komentuar masivisht në media dhe rrjetet sociale, me njerëzit që shprehin emocionet e forta që kanë ndjerë për lajmin, por edhe kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve dhe thirrjet për dënimin e merituar.

Reagime ka pasur edhe nga personazhet e njohur të medias, showbiz-it e jo vetëm, të cilët sikur të tjerët shprehin tronditjen për vdekjen e parakohshme të vajzës së vogël. Emrat e njohur të ekranit po ashtu i drejtohen institucioneve, Policisë e përgjegjësve për sigurinë në plazhe, teksa po ashtu flasim edhe për realitetin e “të fortëve në Shqipëri”.

Mes tyre edhe Donaldi. Aktori ka publikuar një video ku shprehet i revoltuar me mosmarrjen e masave nga instancat përkatëse. Aktori kërkon ngritjen e një sistemi, teksa nuk kursehet me gjuhën e tij.

“Këtë video e kam për ministritë, policinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme. Nuk e kuptoj sa të vështirë mund ta keni ngritjen e një sistemi. Ngritja e një sistemi që bën të mundur që mjetet ujore mos të afrohen te pushuesit. Janë raste të përsëritura. Kur ndodh diçka ju çfarë bëni në ministri? Çfarë bëni? Rrini mendoheni? Dy mundësi ka: Ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë. Është e thjesht, ndodh një rast, merr 5 burra a gra të mençura, uleni në tavolinë dhe diskutoni se çfarë do bëni. E keni bërë ndonjëherë? Nuk besoj. Ta kishit bërë nuk do ndodhnin këto. Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues e pse nuk n funksionon ne turizmi. Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e ndërtimit ne jug, tokat”, thotë Donaldi mes të tjerash.

ministri rrjetet Veshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.