Policia e Tiranës ka arrestuar një shofer, pasi ka përplasur një 47-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.
Bëhet fjalë për E.Ll., banues në Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.