Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Torturohet dhe vritet 44 vjeçari nga Puka në Spanjë, zbulohen detaje të reja

22:20 / March 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media spanjolle “La Verdad”, e njëjta që një ditë më parë njoftoi vrasjen e një shqiptari në Spanjë, ka publikuar detaje të reja mbi ekzekutimin mafioz të tij në shtetin spanjoll. Sipas asaj që shkruan media në fjalë, shqiptari punonte si një truprojë, ndërsa ka dyshime se vrasja të jetë bërë për shlyerje të hesapeve kriminale.

Shqiptari i identifikuar si Dedë Dokaj, 44 vjeç, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës, përpara se të vritet me plumb në kokë, është torturuar. Media e Spanjës ka publikuar edhe foton e tij. Autorët ia kanë prerë gishtin e njërës dorë, kanë shkulur thonjtë e gishtave të këmbëve dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Hetuesit shprehen se pas torturave ç’njerëzore, Dedë Dokaj është vrarë me një plumb në kokë. Vrasja ka qenë gjakftohtë dhe prokurorët e çështjes dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist.  Në të njëjtën kohë, fakti që ai ishte një viktimë e këtyre torturave të tmerrshme për orë të tëra tregon se vrasësit e tij mund të ketë çuar në një zonë të sigurt për ta.

Shqiptari kishte punuar për muaj të tërë në zonën e Malagës dhe po punohet mbi faktin nëse shqiptari atje ishte përfshirë në aktivitete kriminale apo ilegale. Hetuesit thanë se në trupin e Dedë Dokajt janë gjetur lëndime të rënda. Kjo për hetuesit tregon se vrasësi/vrasësit kanë pasur një “urrejtje të thellë ndaj tij”.

shqiptari Spanje vritet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.