Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Klandestinë drejt Anglisë/ Shqiptarët ulin çmimin e kalimit me gomone në La Mansh

21:35 / August 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gomone
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një hetim i rrjetit informativ britanik GB News,  zbulon se një numër llogarish shqiptare në Tik Tok, reklamojnë kalimet ilegale të emigrantëve, burra, gra dhe fëmijë nga Franca drejt Anglisë, madje edhe mburren me një gjë të tillë. Dhe kjo nuk është hera e parë që shqiptarët reklamojnë shumë nga transgresionet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Tabloidi Daily Mail raporton se trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore përdorin mediat sociale për të reklamuar kalimet ilegale,  me gomone nga Franca drejt Anglisë me një çmim prej 5. 5 mijë paundësh, ndërkohë që një trafikant bën edhe “zbritje për verën”, për 3 mijë e 500 paundësh. Në llogaritë në Tik Tok, publikohen edhe mesazhe në gjuhën shqipe dhe video të kalimeve ilegale, ku shihen gomone të stërmbushura me emigrantë illegal. Në këto llogari ka filmime reklamuese të udhëtimeve që fillojnë nga Shqipëria drejt Belgjikës, e më pas emigrantët udhëtojnë përmes Francës, në Paris, Lille e Dunkirk.

Sakaq, në një tjetër llogari në Tik Tok, azil-kërkuesit inkurajohen të dërgojnë mesazhe përmes Whatsapp-it me një numër telefoni bashkangjitur, ndërkohë në filmime të tjera jepen edhe datat e kalimeve dhe foto të emigrantëve në gomone, ku në sfond duken rojet bregtare angleze që presin t’i shpëtojnë.

Në video të tjera ka njoftime të tilla si ; “dërguam tre gomone me nga 60 veta nga Dunkerque, me nga 5 mijë e 500 pound dhe ne jemi grupi më i fortë në Francë”.  Apo “linjë direkte  Francë-Angli çdo ditë në orën 4”.  Nuk mungon edhe ndonjë llogari që ofron “zbritje për sezonin e verës”,  për 3 mijë e 500 sterlina.

Rreth 700 veta kaluan vetëm një ditëë më parë kanalin e La Manshit apo Kanalin Anglez,  duke e çuar në 17 mijë  kalimet deri më sot dhe gjasat janë se  rekordi i vitit të kaluar  prej 28 mijë e 500 vetash, do thyhet këtë vit. Më herët tabloidi Daily Mail raportonte se kriminelët shqiptarë  u kërkonin vitin e kaluar 20 mijë stërlina emigrantëve që trafikonin.

Qeveria britanike ka kërkuar rregulla më të ashpra ndaj mediave sociale për këto vepra penale. Home Office i cilëson këto postime në rrjetet sociale si të papranueshme dhe kërkon dialogimin me mediat sociale për të penguar shfrytëzimin dhe përdorimin e këtyre platformave për aktivitete kriminale.

angli gomone klandestine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.