Një vatër zjarri është riaktivizuar këtë të premte në Mirditë, duke rrezikuar banesat pranë.
Vatra ndodhet në fshatin Malaj të Mirditës, ndërkohë që terreni i thepisur dhe era favorizojnë flakët, që përhapen me shpejtësi.
Zjarrfikësit e kanë të vështirë punën në këtë fshat, për shkak të terrenit jo të favorshëm.