Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kulmin e pushtetit. Si mundi të rrëzohej një perandori kaq e madhe? Një ekspozitë në Trir të Gjermanisë e kërkon përgjigjen në trazirat e antikitetit të vonshëm.
“Romam salvete”: Mirëseerdhët në Perandorinë Romake. Kjo mbretëri antike shtrihej nga Britania deri në Detin e Zi dhe nga Spanja deri në Egjipt. Aftësitë ushtarake dhe arritjet teknike dhe kulturore të saj kanë qenë të pashembullta. Banorët e saj përfituan nga kanalizimi dhe uji i freskët që transportohej nëpër akuadukte dhe jetuan në shtëpi me ngrohje nga dyshemeja. Edhe në rajonet më të largëta të provincave kishte rrugë të përshtatshme dhe lulëzonte tregtia.më parë, Perandoria Romake ndodhej në kulmin e pushtetit. Si mundi të rrëzohej një perandori kaq e madhe? Një ekspozitë në Trir të Gjermanisë e kërkon përgjigjen në trazirat e antikitetit të vonshëm.
Publiku freskohej në banjat termale dhe shijonte ushqimin e shijshëm, ndërkohë që kënaqej në arenat e teatrit dhe të cirkut. Edhe sot, ka shumë dëshmi në botë për trashëgimitë e shumta të perandorisë dikur në lulëzim. Triri, krijuar në shekullin e 17 p.e.s. dhe qyteti më i hershëm i Gjermanisë, është një nga këta shembuj. I njohur në shekullin e katërt si “Augusta Trevorum”, ai ka qenë për shumë dekada seli e Perandorisë Romake. The Porta Nigra (latinisht për porta e zezë), e cila mund të shihet edhe sot, është shpallur në vitin 1986 trashëgimi kulturore e UNESCO-s, Cultural Heritage dhe është dëshmi për trashëgiminë e Perandorisë Romake në veri të Alpeve.
Prandaj Triri është zgjedhja e duhur për ekspozitën “Rënia e Perandorisë Romake” – “The Fall of the Roman Empire.” Tre muzeume të këtij qyteti trajtojnë çështje interesante se si ra në harresë kjo mbretëri e stërmadhe.
Duke lënë pas një boshllëk politik
Muzeumi “Rheinisches Landesmuseum” ka ekspozuar në stendat e tij shumë objekte arkeologjike, përfshirë objekte të marra hua nga Louvre në Paris, dhe Uffizi në Firence dhe muzeumi kombëtar antik i Algjerisë, Musee Public National des Antiques. Ekspozita tregon se si Kisha zuri boshllëkun politik që lanë pas romakët, dhe muzeumi “Stadtmuseum Simeonstift” i Tririt tregon për trashëgiminë e Perandorisë Romake në historinë e kulturës dhe të artit.
Një gjë është e qartë: Perandoria nuk u shkatërrua nga ndonjë rrufè. “Sikur të kishte qenë kaq e lehtë, nuk do të kishim organizuar këtë ekspozitë të madhe, dhe kërkimet nuk do ishin shtrirë në shekuj me radhë,” thotë historiania e artit dhe manaxherja e projektit, Anne Kurtze nga muzeumi Landesmuseum në Trier, duke shtuar se rënia ka qenë “një seri ngjarjesh”.
Çfarë ka mbetur
Sipas Kurtzes, fillimisht disa nga krizat ishin pak të dukshme në Perandorinë e shekullit të katërt. Edhe në antikitetin e vonshëm, marrëdhëniet tregtare bënë që Triri të lulëzonte.
Por në vend të Perandorisë Romake, u krijuan mbretëri të vogla, të qeverisura nga frankët, burgundët ose gotët. Perandoria Romake as pati ndonjë administratë efektive, as krijoi ndonjë mekanizëm për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Ngadalë filluan të dukeshin ndryshimet, sidomos në qytete. Akuaduktet u rrënuan sepse askush nuk dinte si t’i mirëmbante. Fiset gjermane mbollën perime në vendin e kopshteve dekorative, monumentet e mermerta u shkatërruan, sepse materiali duhej për ndërtimin e shtëpive. Kultura romake filloi të zhdukej hap pas hapi.
Ekspozita “The Fall of the Roman Empire” do të qëndrojë e hapur në Trir deri në 27 nëntor. Aktiviteti kërkon të krijojë lidhje me të tanishmen, sepse ndryshimet klimatike të shoqëruara me shkatërrimin e korrjeve dhe urinë ndikuan në fatin e Romës dhe nxitën zhvendosjet e popullsisë në antikitetin e vonshëm, thotë Anne Kurtze. Dhe njësoj siç ra COVID në kohën tonë, ka pasur shumë sëmundje të ngjashme që u ranë romakëve.