Aldo Tuci, i cili rezulton të jetë pronari i një kazinoje në Zimbabve, ka dalë ditën e djeshme para Gjykatës në Zimbabve, pasi akuzohet se ka përdhunuar një prej punonjëseve të tij.
Ai e ka ftuar punonjësen brenda ambientit në pronësi të tij dhe ka abuzuar kur nuk ka qenë askush tjetër i pranishëm.
Gjykata dëgjoi se 29-vjeçarja ishte e punësuar në kazinonë e tij në Greystone Park. Në gjyq u tha se Tuci i tha asaj se kishte ndërmend të kryente marrëdhënie intime me të, në mënyrë që ajo të siguronte punën e saj.
Çështja doli në dritë pasi denoncuesja u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mungesë performance.
