Një shqiptar ka plagosur me thikë një grek në Greqi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë.
Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa vlen të theksohet se po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte konsumuar drogë.
