Prej orëve të vona të pasdites së sotme vijon të digjet nga flakët kurora e gjelbër e qytetit të Elbasanit e njohur edhe si Ullishtja.
Siç denoncoi edhe më herët nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në zonën në fjalë janë shkrumbuar mijëra rrënjë ullinj dhe banorët kanë tentuar të shuajnë flakët me mjete rrethanore.
Por duket se edhe pse kanë kaluar disa orë vatra e zjarrit mbetet ende aktive.
