Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hagë – Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në çështjen ku ai akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

Sipas vendimit, gjykatësi ka vlerësuar se vijojnë të ekzistojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.

Në shqyrtimin e masës së paraburgimit, gjykata ka marrë në konsideratë edhe faktin se Thaçi është shpallur fajtor dhe është dënuar së fundmi në një çështje tjetër gjyqësore për krime lufte.

Megjithatë, Specialja thekson se ky zhvillim nuk ndryshon nevojën për rishikimin periodik të masës së paraburgimit në çështjen aktuale.

“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Vendimi i fundit lidhet me çështjen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe është i ndarë nga procesi gjyqësor për krimet e luftës.

hashim thaci paraburgimin specialja zgjat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

11:53 / October 1, 2026

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Konkurs ndërkombëtar për rikonceptimin e Tajvanit

11:46 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.