Mediat greke shkruajnë se policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg kanabis disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar. Mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani. Furgoni është zbuluar pasditen e djeshme, por lajmi është bërë publik këtë mëngjes. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt. Vijon operacioni për kapjen e shoferit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
