Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka postuar një video live në Facebook për një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur pas koncerit të së premtes.
Teksa po shkonte në shtëpi patrulla e policisë e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Këngëtari rezultoi të kishte konsumuar alkool, dhe efektivët i kanë marrë makinën. Ku përfundoi Endri?
Në Vaqarr bashkë me mjetin e tij, e më pas do e shoqëronte policia në shtëpi. Në fakt njerëz të zakonshëm përfundojnë edhe të arrestuar kur drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Por nuk dihet se sa ka qenë sasia e alkoolit e konsumuar nga këngëtari.
Ajo që ai thotë në videon live është epike:
“Shteti ka ikur për lesh. Këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morrën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.
Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëcikë unë këta po tani ma shpifën farë, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua.
Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjeta sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Si të ishin çetë e madhe” tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.