Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria miraton paketën e dytë të ndihmës/ Rritet numri i punonjësve në administratë

19:58 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është rishkikuar për herë të dytë buxheti i shtetit ku besohet se të paktën 255 milionë euro më shumë do të hyjnë në arkën e ministrisë së Financave.

Qeveria ka miratuar dhe paketën e dytë të rezistencës sociale ku ndryshe nga e para që kapte vlerës e rreth 6 miliardë lekëve paketa e dytë do të jetë 12.1 miliardë lek, pra dyfishi i të parës.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar akti normativ i qeverisë për ndryshimin e buxhetit të shtetit ku bëhet edhe rishpërndarja e të ardhurave të buxhetit.

Me këtë shtim të buxhetit i hapet rruga edhe miratimit të shpërndarjes në zëra të 6.1 mld lekëve të paketës së dytë të rezistencës sociale. Në akt specifikohet se 1 miliardë e 670 milionë lekë të këtij fondi do të përdoren për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontrata publike për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit.

Në muajin mars të këtij viti u miratua paketa e parë e rezistencës ku në dispozicion u vendosen 6 miliardë lekë. Në atë kohë u nda një shumë prej 3 mijë lekësh për tre muaj me radhë për rreth 400 mijë persona mes tyre një pjesë e pensionistëve si dhe invalidët. Ndihma u dha për tre muaj me rradhë dhe pavarësisht vazhdimit të rritjes së çmimeve pas muajit qershor u ndërpre, duke sjellë dhe pakënaqësi tek shtresat në nevojë dhe pensionistët.

Administrata do të zgjerohet me 362 punonjës, në total 84,576, ku shtesa kryesisht do të shkojë tek Ministria e Infrastrukturës dhe AKSHI.

administrata pakete ndihme Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.