Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

“Ka filluar një fushatë agresive…”/Google padit Sonos!

23:27 / August 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sonos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Google ka paditur së fundmi prodhuesin e altoparlantëve Sonos për shkelje të pretenduar të patentave. Në dy padi të paraqitura në gjykatën federale të Kalifornisë, Google pretendon se teknologjia më e fundit e “ndihmës zanore” e Sonos shkel 7 patenta të ndryshme që lidhen me teknologjinë e saj për Google Assistant. Zëdhënësi i Google, José Castañeda tha se:

Sonos ka filluar një fushatë agresive dhe mashtruese kundër produkteve tona, në kurriz të klientëve tanë të përbashkët dhe si rezultat paditë po ngrihen për të mbrojtur teknologjinë tonë dhe për të sfiduar shkeljen e qartë dhe të vazhdueshme të patentave.

Sonos lançoi asistentin e vet zanor në qershor, duke i lejuar klientët të kontrollojnë altoparlantët e tyre duke përdorur komandat zanore duke filluar me shprehjen “Hej Sonos”. Google kërkon një shumë të paspecifikuar dëmesh monetare dhe një urdhër që bllokon shkeljen e supozuar të Sonos.

Paditë vijnë mes një beteje të gjatë ligjore mes dy kompanive, të cilat dikur ishin ortakë. Vitin e kaluar, Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA vendosi që Google shkeli pesë patenta në pronësi të Sonos. Fitorja për Sonos bëri që Google të ndryshojë mënyrën e konfigurimit dhe kontrollit të altoparlantëve të tij inteligjentë.

Rikujtojmë, se Google ka publikuar disa të dhëna, të cilat janë disi shkatërruese kur bëhet fjalë për gjigantin e kërkimit në internet. Më saktësisht, sipas analizës, afër 40% e Gjeneratës Z vendosin të kërkojnë në internet përmes aplikacioneve të njohura TikTok dhe Instagram, krahasuar me kërkimin në Google Search dhe harta. Siç raportohet nga TechCrunch, CEO i Google Sundar Pichai theksoi se ai është i vetëdijshëm se formati TikTok po ndryshon mënyrën se si të rinjtë kërkojnë në internet dhe shtoi se Google dëshiron të vazhdojë me trendet globale.

Google padi sonos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.