Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

48-vjeçari u var në pemë, fqinjët: Ishte në punën e tij, varfëria ekstreme e çoi atë deri në këtë pikë

11:11 / August 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familja ne rrajce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

48-vjeçari Fatos Çollaku i dha fund jetës, duke u varur te pema në oborrin e banesës së rrënuar nga varfëria dhe skamja. Bashkëfshatarët në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, rrëfejnë me lot në sy se Fatosi shikonte gjithmonë punën e tij dhe nuk bezdiste njeri, por që varfëria ekstreme e çoi atë deri në këtë pikë. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm, dhe sipas fqinjëve, mbrëmë shtëpia e rrënuar nuk kishte drita, edhe pse veç një llampë drite kishin në banesë.

“E vuri përpara varfëria dhe arriti në një pikë që ndodhi kjo që ndodhë. Sot në varrim ka marrë pjesë i gjithë fshati. Ka një motër dhe ajo tashmë është e vetme. Asaj duhet ti lidhet një kemp, nëse ky shtet funksionon normalisht. Fatosi nuk kishte probleme të shëndetit mendor.

Jemi rritur me të edhe e dimë se si ishte. Fatosi punonte në fshat, jo përditë por fshati e donte shumë. Sa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike, nuk ka qenë stabël, herë i pritej e herë i lidhej. Ata kishin vetëm një dritë në banesë, asnjë elektroshtëpiake tjetër. Mbrëmë në darkë në shtëpi nuk kishte drita.

Para 10 ditësh i hoqën ujin sepse nuk e kishte paguar. Kjo i shtoi stresin. Pavarësisht se uji u rilidh Fatosi u stresua shumë. Ndihma ekonomike që merrnin ishte 30 mijë lekë të vjetra”.

Edhe deputeti i qarkut të Elbasanit për PD, Luçiano Boçi hedh akuza të forta ndaj qeverisë për këtë ngjarje. “Nuk i dhanë asgjë prej gjëje, as dritë, as shpresë, as bukë. Madje e shpallën “armik”. Vërtet e vranë. Në litar Fatosin nuk e çuan këmbët e veta. Aspak. Njerëz mos e besoni. E çoi braktisja e shtetit. E çoi dënimi me skamje që i kishte shpallur pushteti”.

Fatos Çollaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.