Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD akuzon: Rama-Balluku kanë paguan 3 herë nga 627 milionë lekë për inceneratorin e Fierit

11:31 / August 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Baci 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të mërkurë Partia Demokrartike ka vijuar me denoncimet për aferën e inceneratorëve, tashmë me konferencën për shtyp ku parashtrohen 5 pyetje. Deputeti i PD-së, Luan Baçi doli sot nga Inceneratori i Fierit ku tha se dyshja Rama-Subashi autorizuan miliona euro për persona në kërkim dhe një incenerator që nuk funksionon. Po ashtu ai deklaroi edhe se Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë lekë brenda datës 1 Gusht për inceneratorin e Fierit.

Deklarata e plotë

Qytetarët e Fierit e dinë mirë se, personin që dyshja Rama-Subashi autorizuan për firmosjen e çdo gjeje që kishte të bënte me inceneratorin e Fierit, fillimisht e emëruan Drejtor të Përgjithshëm të Albpetrol, e pak muaj më pas e arrestuan. Qytetarët e Fierit u çuditën kur mësuan se miliona euro po paguhen për persona në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që inceneratori nuk funksionon.
Vazhdojme edhe sot me disa pyetje për SPAK:

  1. Pse Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë lekë brenda datës 1 Gusht, për inceneratorin e Fierit? Ku është inceneratori i Fierit që duhej të ishte dorëzuar me celësa në dorë sipas kontratës së fshehtë?
  2. Meqë Zoto dhe Gugallja janë me urdhër arresti ndërkombëtar, ku jua dërguan ato 2 milion euro brenda ditës?
  3. Pse u ndërrua 3 herë me shpejtësi e pa asnjë debat në këshillin bashkiak, vendi i ndërtimit të inceneratorit? A u mor mendimi i komunitetit, gjë që është e detyrueshme ligjërisht?
  4. A po hetohet për falsifikimin e procesit dhe dokumentacionit? (Ligji detyron studime te detajuara për ndikimin në mjedis. Është falsifikim dokumentacioni nëse përdor letrat e vendit 1 edhe për vendin 2 edhe për vendin final 3. Ligji detyron edhe publikimin e të dhënave teknike të impiantit që do ngrihet për të parë dëmin në shëndet të banorëve. Deri më sot mungon çdo e dhënë teknike se çfarë impianti po krijohet).
  5. Çfarë bëhet me mbeturinat, që janë depozituar deri tani pranë inceneratorit? A do të digjen këto pas disa vitesh në incenerator? Apo do të inkapsulohen aty? Po me mbetjet shumëvjeçare te fusha e vjetër e grumbullimit, që premtuan se do të digjen? Pse i mbuluan me dhe pasi dështuan ti djegin në vend me tentativën e vitit të shkuar?

Këto pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por bëhen shumë komplekse për drejtësinë e kapur nga Edi Rama. PD po dëshmon çdo ditë përmes rubrikës “5 Pyetje për inceneratorët” se Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj-Subashi po ndajnë 430 milion eurot e vjedhura me sekseret e tyre Zoto-Mertiri-Gugallja. Kur inceneratorët nuk shihen, pronarët e tyre në letra janë në kerkim, miliona euro vazhdojnë të shpërndahen, ju të nderuar shqiptarë si mendoni: ku shkojnë paratë?

Edi Rama PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.