Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përmbyset varka në brigjet greke, mbi 50 emigrantë të zhdukur

14:54 / August 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke bënë të ditur të mërkurën se kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt gjatë natës. Në një deklaratë të rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve AFP, rreth 50 persona janë shpallur të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Karpathosit në Detin Egje.

Roja bregdetare tha të mërkurën se 29 persona, të gjithë burra, ishin shpëtuar në det, 61 kilometra në juglindje të Karpathosit, një ishull juglindor midis Rodosit dhe Kretës.

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të të zhdukurve pas mbytjes së anijes e cila u nis të martën në mbrëmje nga Turqia.

Dy anije patrullimi të rojes bregdetare, një anije e marinës greke, një helikopter i forcave ajrore dhe të paktën tre anije që lundronin aty pranë po marrin pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Rruga më e zakonshme detare për azilkërkuesit nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika ka qenë nga Turqia në ishujt e afërt grekë.

Por me autoritetet greke që po shtojnë patrullimet në Egje dhe me lajmet se Turqia po deporton emigrantët pa i lejuar ata të aplikojnë për azil, shumë prej tyre tani janë duke u larguar nga ishujt grekë dhe po përpiqen të marrin rrugën më të gjatë dhe më të rrezikshme direkt për në Itali./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.