Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

FBI i bastisi shtëpinë, Trump: Gjueti shtrigash

18:05 / August 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump aug 2017 a billboard 1548
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump ka pranuar se ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të ngritura nga hetimi i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut për transaksionet e tij të pasurive të paluajtshme.

Siç ka shpjeguar ai vetë, ish-presidenti amerikan, në deklaratën e tij nën betim është thirrur në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i lejon një qytetari të mos dëshmojë për asgjë që mund ta inkriminojë.

Hetimi u hap në vitin 2019 dhe ka të bëjë nëse kompania e Trump (Trump Organization) ka fryrë artificialisht çmimet e pronave që zotëronte për të kërkuar lehtësime tatimore dhe për të marrë kredi. Trump u përpoq ta vononte atë për aq kohë sa të ishte e mundur, duke përdorur çdo armë ligjore në dispozicion. Megjithatë, Ivanka Trump dhe Donald Jr., dy nga fëmijët e Trump, kanë dëshmuar tashmë tek autoritetet. Sot, e mërkurë, ishte radha e Trump për të deklaruar. Një orë pasi ka mbërritur në prokurori, ai publikoi një deklaratë për “gjuetinë e shtrenjtë të shtrigave ndaj tij”

Në deklaratë, Trump sulmoi Prokuroren e Përgjithshme Leticia James dhe median e lajmeve të rreme, ndërsa i referohet kontrollit të rezidencës së tij në Florida, ku agjentët e FBI morën disa kuti me materiale si pjesë e një hetimi për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti.

“Më pyetën një herë: “Nëse je i pafajshëm, pse po i referohesh Amendamentit të Pestë?”, ths ai në deklaratën e tij. Ai shtoi se kur të gjithë rreth tij, në familjen dhe bizneset e tij, janë në qendër të një “gjuetie të pabazë dhe të motivuar politikisht të shtrigave nga avokatët, prokurorët dhe mediat që përhapin lajme të rreme”.

Trump tha gjithashtu se “bastisja e FBI-së në Mar-a-Lago, vetëm dy ditë para kësaj dëshmie, hoqi çdo pasiguri.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër, sepse kjo administratë dhe shumë prokurorë në këtë vend i kanë kaluar të gjitha kufijtë moralë të mirësjelljes”, tha Trump.

Ai e mbylli deklaratën duke thënë se për këto arsye dhe me këshillën e avokatit të tij, ai përdori Amendamentin “me të drejtën dhe privilegjin e çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FAZ ngre pikëpyetje për dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: A janë proporcionale me ato të kriminelëve serbë të luftës?

16:02 / September 17, 2026

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.