Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ethet e Nilit në Itali, tre të vdekur nga virusi në një javë

20:11 / August 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ETHET E NILIT PERENDIMOR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Javën e fundit në Itali kanë vdekur tre persona nga ethet e Nilit, ndërsa në total në muajt e fundit kanë ndërruar jetë nga ky virus 10 persona në shtetin fqinj.

Prej muajit qershor numërohen 144 të infektuar me ethet e Nilit nga të cilët 87 me simptoma neuro invasive, ndërsa 33 pacientë kanë pasur temperaturë të lartë. Pozitiv më këtë virus kanë dalë dhe disa kafshë, mushkonja dhe zogj. 121 mushkonja të infektuara janë gjetur në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Piemonte, Emilia-Romagna dhe Lombardi gjithashtu janë infektuar edhe 41 zogj.

Çfarë janë “Ethet e Nilit”, cilat janë simptomat dhe pasojat dhe si mund të mbrohemi?

Aktualisht nuk ka një vaksinë që të mund të na mbrojë nga ethet e Nilit. Sëmundja është shfaqur për herë të parë në Uganda në vitin 1937, ndërsa sot është e përhapur në Afrikë, Azinë perëndimore, Europë, Australi dhe Amerikë.

Në rastet më të rëndë përafërsisht një në një mijë mund të shkaktojë encefalit vdekjeprurës. Këshilla kryesore e mjekëve është që të ruhemi nga mushkonjat duke krijuar ambiente të papërshtatshme për to. Në zonat ky dyshohet se ka mushkonja dhe zogj të infektuar me ethe të veshim pantallona dhe këmisha më mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe në darkë, të kemi kujdes me lulet si dhe të mbajmë pishinat e fëmijëve në pozicion vertikal kur ato nuk përdoren.

Më të rezikshme janë zogjtë e egër dhe mushkonjat pickimet e të cilave janë shkaku kryesor i përhapjes së etheve të Nilit, që nuk trasmetohen nga një njëri në tjetrin dhe simptomat zgjasin nga 2 deri në 14 ditë. Shumica e njerëzve të infektuar nuk shfaqin asnjë simptomë, vetëm një në 5 persona të infektuar ankohen për shqetësime si temperaturë, dhimbje koke, përzierje stomaku, ënjtje të nyjeve dhe skuqje të lëkurës. Në shqipëri nuk është gjetur asnjë person i infektuar me ethet e Nilit deri tani.

ethet e nilit Itali vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.