Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Takim në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit/ Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

22:23 / August 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peter Stano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, duke folur rreth takimit që pritet në Buksel  mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të enjten e ardhshme në Bruksel tha se dialogu nuk është i imponuar, por vullneti i të dyjave palëve, gjë që është e rëndësishme në rrugëtimin evropian për të dyja vendeve.

Ai përmendi dhe marrëdhëniet e irrituara sëfundmi mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk i takon BE-së t’u imponojë zgjidhje partnerëve, veçanërisht partnerëve të cilët shprehen shumë qartë se objektivi i tyre strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra, proçesi i anëtarësimit drejt BE-së, rruga drejt BE-së, është në fakt leva që BE-ja ka. Dhe ne, natyrisht, po e përdorim sepse çështjet që ju përmendët, po trajtohen mes palëve me ndihmën dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian. Shumë çështje që po shkaktojnë acarime në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Por ky është pikërisht ai që quhet dialog i lehtësuar, nuk është dialog i detyruar, kështu që ne mund të lehtësojmë për aq kohë sa ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Ne i ndihmojmë ata të gjejnë zgjidhjen e kompromisit, por u takon atyre që të jenë gati për kompromiset e nevojshme”, u shpreh Stano.

Stano tha se BE-ja po ndihmonë plalët në gjetjen e një kompromisi, dhe përparimi në dialog i të dyja vendeve është i rëndësishëm lidhur me rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

“Këtë do të përpiqemi të bëjmë në çdo takim të ardhshëm. Përfshirë takimin e nivelit të lartë të enjten e ardhshme, në Bruksel mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti, për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog, dhe kjo nëse dëshironi një levë shumë të fortë, nuk do të ketë progresim në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja palëve. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre evropiane, është e rëndësishme të përparojnë në dialogun e lehtësuar nga BE. Sepse pa këtë nuk do të ketë përparim dhe objektivi i tyre strategjik nuk do të përmbushet. Nuk do të jetë e mundur. Nëse nuk ka përparim, nuk mund të përparoni në proçesin e përgjithshëm. BE-ja po bënë çfarë po mundet por përsëri, ne nuk mund të imponojmë, sepse kjo nuk është ajo që bëjmë ne, ne mund të ndihmojmë palët të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromisin, sepse duke gjetur kompromisin, kjo është mënyra se si funksionon Bashkimi Evropian, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata të arrijnë”, tha  Stanto.

Më herët, Stano konfirmoi për mediat se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve. Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiçit. Ata janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut, por dy takimet nuk kanë prodhuar rezultate konkrete. Kosova insiston se një marrëveshje finale do të duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë mes vendeve, ndërkaq Serbi dëshiron zgjidhje kompromisi.

Dialog kurti Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.