Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhdukja e Martinajt, nga mesazhi misterioz te vizita e shokut, si dhe saga e vrasjeve kriminale

08:44 / August 12, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1658564835 VISMARTINAJ 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhdukja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit, pasi familja dje denoncoi se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin, që është edhe i shumëkërkuar nga policia. Xhaxhai i 40-vjeçarit, Faik Martinaj depozitoi një kallëzim për zhdukjen. Një shok i Ervis Martinajt ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të. Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shtetit ndodhet para një situate të komplikuar. Denoncimi i xhaxhait të tij është një ngjarje e rrallë në llojin e saj sepse nuk bëhet fjalë për një largim nga banesa, as nuk kanë dyshime apo të dhëna për një rrëmbim mundshëm, por kanë vetëm dyshimet e humbjes së kontakteve me të.

Kur u pa për herë të fundit Vis Martinaj?

Ervis Martianj për herë të fundit u pa në qytetin e Laçit është parë më 18 korrik, datë kjo kur iu dha lamtumira e fundit tre viktimave që u vranë në Fushë-Krujë, (kushëririt të tij) Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Makina “Toyota Land Cruiser” i blinduar, me të cilin lëvizte Ervis Martinaj, ka shoqëruar të gjithë vijimin drejt banesës së fundit të tre të vrarëve. Kujtojmë se me makinën “Toyota Land Cruiser” lëvizte edhe Ylli Ibrahimi, i cili njihet si krahu i djathtë i Vis Martinajt bashkë me Klisman Preçin.

Kush është Ervis Martinaj

Ervis Martinaj është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova. Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

Si ia eleminuan një nga një njerëzit e besuar? Saga e gjatë e vrasjeve

Më 13 nëntor 2021 mbeti viktimë e një atentati Eriger Mihasi, i njohur si shok i Ervis Martinajt. Ai ishte duke udhëtuar në automjetin e tij tip Audi A 8 me targa AB 008 EM, në momentin kur u qëllua me breshëri plumbash. Burime bënë me dije për ABC se atentatorët qëlluan nga një automjet në lëvizje. Automjeti ishte në pronësi të Mihasit. Ai kishte personalizuar edhe targat me inicialet e tij “E M”.

Mihasi kishte qenë disa herë i arrestuar dhe shpallur në kërkim për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale. Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Ai kishte qenë i arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Në qershor të 2020, Erigers Mihasi u shpall në kërkim nga policia në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Yrshek në banesën e Gëzim Harokut. Mihasi ishte mik i ngushtë edhe me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

Vrasja e Santiago Malkos

Santiago Malko u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019 teksa u qëllua në makinën e tij BMË X5. Santiago Malko ish-punonjës policie kishte qenë më parë i arrestuar. Në lidhje me vrasjen e tij është arrestuar Blendi Teta.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Vrasja e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës

Më 17 korrik, në mbikalimin e Fushë-Krujës, 4 persona ende të paidentifikuar një një atentat të mirëorganizuar ekzekutuan 3 të rinjtë. Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Vis Martinajt, ishte krahu i tij i djathtë. Dyshohet se Brilanti ishte dhe objektivi i masakrës së Fushë-Krujës.

Vrasja e Klisman Preçit dhe plagosja e Ylli Brahimit

Më 22 korrik, objektiv i radhës së sagës së gjatë të ekzekutimeve ishte biznesmeni Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Ky i fundit humbi jetën nga breshëria e prilbave, ndërsa Brahimi përfundoi i plagosur rëndë. Ylli Brahimi njihet si krah i grupit të Ervis Martinajt.

Marrë nga: Abcnews Albania

Ervis Martinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.