Dy motrat e aktorit Florind Belliu, aktorit që u hodh nga kati i 6 ballkonit sëbashku me gruan e tij, duke lënë pas dy fëmijë, kanë kërkuar ndihmë financiare për të marrë kujdestarinë e dy djemve të mitur, 2 dhe 6 vjeç. Dy motrat kanë hapur një llogari në Gofoundme, ku kanë kërkuar një ndihmë prej 50 mijë euro që të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Ajo çfarë shihet në llogarinë e tyre është se brenda 24 orëve dy motrat e aktorit kanë mbledhur deri më tani 50 mijë dollarë.

