Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Reja: Po punohet mirë me moshat, Shqipëria ka elementë premtues

13:40 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edy reja armando cungu ardi behari kovercano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka ndjekur miqësoret e ekipeve Kombëtare kuqezi U-18 dhe U-19 që zhvilluan ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë në datat 10 dhe 11 gusht në qendrën e Korverçanos në vendin fqinj. Duke analizuar paraqitjet e këtyre ekipeve, tekniku shprehet se ishin teste të rëndësishme ndaj një rivali mjaft të fortë siç është Italia.

“Pashë gjëra pozitive në këto dy miqësore, sidomos në aspektin e temperamentit djemtë kanë bërë gjëra të mira në fushë, ndonëse u mundën që sigurisht ka një rëndësi relative në miqësore, por kanë qenë vazhdimisht në lojë dhe kanë luftuar. Sigurisht, vlerat e të dyja skuadrave të Italisë janë superiore në aspektin fizik, janë të gjithë lojtarë në qendër të vëmendjes në Itali dhe të afirmuar në klube të mëdha, edhe pse janë shumë të rinj. Në këtë kuptim është gati e pamundur të pretendosh t’i mposhtësh, por të dyja ekipet shqiptare treguan shumë gjëra të mira gjatë miqësoreve”,- thotë Reja duke folur për Fshf.org, teksa vlerëson faktin se këto eksperienca janë mjaft të vlefshme për të analizuar situatën ku jemi dhe objektivin ku duam të shkojmë.

“Për shembull në ndeshjen mes Kombëtareve U-19, Shqipëria për 30 minutat e para luajti si e barabartë, madje edhe në pjesën e dytë tregoi futboll interesant në fushë. Ne përpiqemi gjithmonë të përmirësohemi sepse këto eksperienca janë të rëndësishme për të bërë krahasime, por ka edhe elementë interesantë në këto dy grupe. Duhet ta pranojmë që Italia ka një brez të shkëlqyer të vitlindjes 2005. Unë mbeta i kënaqur që pata mundësinë të shoh ekipet kombëtare në aksion dhe konstatoj se lojtarët japin shenja përmirësimi të vazhdueshëm”, shton tekniku kuqezi, duke theksuar se ka shumë elementë premtues dhe se në të ardhmen ne duhet të jemi edhe më kompetitivë në raport me rivalë të tjerë europianë.

Reja porrini cungu mema kovercano

Edoardo Reja Trajneri i Kombëtares
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.