Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ish-kancelari Schröder padit Bundestagun

17:10 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
schroder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sapo kaloi përpjekjen për përjashtimin nga Partia Socialdemokrate, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder kalon në ofensivë dhe padit një organ kushtetues.    

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder padit Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar. 78 vjeçari kërkon që t’i rivihet në dispozicion zyra e ish-kancelarit bashkë me punonjësit, ka bërë të ditur, avokati i tij, Michael Nagel për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Berlinit, tha Nagel.

Në një deklaratë të studios ligjore të kancelarit, thuhet, se vendimi i komisionit buxhetor të Bundestagut për heqjen e mjeteve që iu vihen në dispozicion ish-kancelarëve, si edhe pezullimi i përdorimit të zyrës janë shkelje ligjore. Pretendohet, se ish-kancelari nuk kryen më angazhimet që dalin nga “detyrimet pasuese të shërbimit”. Por nuk përcaktohet se “cilat janë detyrimet pasuese të shërbimit, si përcaktohet  marrja apo mos marrja e tyre në konsideratë dhe çfarë procedure duhet ndjekur.”

“Shkruar në ballë”

“Të gjithë procedurës i është shkruar në ballë”, se ka arsye të tjera ‘për rregulloret e reja’, që luajtën rol në vendimin e komisionit buxhetor.” Vendime të tilla të kujtojnë një shtet absolutist dhe nuk kanë vend në një shtet demokratik, thuhet më tej në deklaratën e studios ligjore të ish-kancelarit.

Ish-kancelari Schröder u kritikua mjaft ashpër pas fillimit të luftës së Putinit në Ukrainë për shkak të angazhimit të tij për koncernet ruse dhe afërsinë me Putinin. Vërtet që komisioni buxhetor nuk e argumentoi shprehimisht vendimin që mori me punën e Schröderit për koncernet energjitike apo qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Shpenzimet e personelit të ish-kancelarit i kanë kushtuar arkës së shtetit 400.000 euro vitin e kaluar.Kurse pensionin si ish-kancelar Schröder prej 8300 eurosh vazhdon ta marrë edhe pas vendimit për zyrën, ashtu si edhe mbrojtjen me truproja. /DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Regjistruan 1143 hektarë me dokumente të falsifikuar/ Arrestohen dy ish-drejtorë dhe juristi i ASHK Fier, në pranga edhe përfituesi

11:28 / September 17, 2026

William Walker: Ditë e zezë për Kosovën/ Diplomati i SHBA: Ku ishte BE kur serbët vrisnin shqiptarët?

10:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.