Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha në Durrës: Çdo shaka e Ramës ju kushton 100 mijë euro në orë

18:41 / March 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha nga takimi i hapur me qytetarët në Durrës, akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të papunësisë e varfërisë së shqiptarëve. Basha tha se cdo ditë kryeministri fut duart në xhepat e çdo shqiptari, ndërsa theksoi se estradat e tij i kushtojnë çdo shqiptari 100 mijë euro në orë.

“Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë, që fut duart në xhepat e shqiptarëve. Në dy vite Rama ka kullufitur 2 mld euro nga taksat e shqiptarëve, me PPP me tendera të korruptuar. 20 mln euro segmenti i unazës në Tiranë. Ja ç’babëzi ka ky hajdut që vjedh 7 fish shqiptarët popullin më të varfër të Europës. Ja ku janë lekët, 2.4 mln euro ka vjedhur Rama në ditë nga shqiptarët. Ndaj dua t’i bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbrasën sheshin dje, po edhe  ndonjërit që qeshte si dele me shakatë, mos qeshni se çdo shaka ju kushton 100 mijë euro në orë. Kjo është fatura e Ramës, sa herë del para jush e ngërdheshet si majmun, apo merret me pjesë të mia të trupit, ka një hall të madh të fshehtë atë që se fsheh dot më kurrë. Shqiptarët do e shporrin Maduron e Ballkanit.

DASH e tha qartë, të zezë mbi të bardhë të vërtetën që e di cdo shqiptar, Shqipëria vend kyc për trafikun e drogës dhe kjo për shkak të korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, e ka fjalën për Ramën, Dakon, Tahirin, Xhafën për bandën e hajdutëve që vodhi votat e vijon të vjedhë Shqipërinë. Sa herë ta shikoni mjerushën në sheshin e Durrësit, kujtoni se keni përpara hajdutin më të madh që ka parë ky vend. 100 mijë euro në orë është fatura e cdo shqiptari për estradën e shpifur të Edi Ramës. A ia vlen të paguajmë, a e meriton Durrësi estradën e Ramës? Ky është shkaktari i varfërisë dhe krizës, ai është Edi Rama.

Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtu para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky eshte miting i përmasave që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur sëbashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve. Një qeveri abuzuese duhet ta cojmë atje ku duhet. Kur qeveria kapet duke vjedhur, e kryer krime sic janë kapur këta, nuk ikën populli refugjat ikën qeveria, largohet me votë. Ai e di se nesër po të mbahen votime do e paguajnë shtrenjtë krimin ndaj cdo shqiptari, ndaj e ka shkatërruar themelin e demokracisë votën e lirë.” – theksoi Basha.

100 mije euro Basha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.